Helmut Marko, këshilltar për media i Red Bull, zbuloi se në mesin e shumë opsioneve është edhe mbajtja e dy garave brenda tetë dite në Austri. Data do të ishin 5 dhe 12 korrik.

Në gara do të merrnin pjesë maksimalisht dy mijë njerëz, dhe vetëm shoferët, anëtarët e ekipeve dhe përfaqësuesit e FIA-s do të ishin të pranishëm në pistë.
“Ne planifikojmë të zhvillojmë dy gara brenda dy javësh. E para do të ishte më 5 korrik, ndërsa e dyta shtatë ditë më vonë. Ekipet do të organizojnë gjithçka, pasi të vijnë në Austri çdo punonjës do të duhet të testohet për koronavirus. Negociatat janë duke u zhvilluar me organizatorët e tjerë evropianë”, ka deklaruar Marko për OFR, përcjell lajmi.net.
Tani për tani, zyrtarisht është thënë se gara e parë e sezonit do të jetë ajo e Francës më 28 qershor, e cila edhe mund të shtyhet shkaku i koronavirusit./Lajmi.net/

