Skuadra e Bayern Munich ka dhënë të rejat rreth skuadrës, ku kanë konfirmuar se Philippe Coutinho do të mungojë për dy javë.

Lojtari që i takon skuadrës së Barcelonës, por luan si i huazuar te Bayern, i është nënshtruar një operacioni në kyçin e këmbës, transmeton lajmi.net.
Sipas njoftimit të kampionëve të Bundesliga, operacioni ka qenë i suksesshëm.
Lojtari pritet të kthehet në stërvitjet me klubin pas gjashtë javëve rikuperim, sipas shkrimeve të ‘SportBild’.

