Ylli i Napoli, Dries Mertens, është lojtari që prinë në listën e dëshirave të Romës.

‘Corriere dello Sport’ shkruan se Roma janë gati të ofrojnë tri vite kontratë për Mertens, transmeton lajmi.net.
Marrëveshja për belgun thuhet se mund të arrihet për 3.5 milionë euro. Lojtari ka qenë spektakolar në Serie A, por pritet të largohet nga Napoli kur sezoni aktual të përfundojë.
Kontrata e 32 vjeçarit me Napoli skadon pikërisht në fund të këtij sezoni. /Lajmi.net/

