Barcelona ka gati ofertën për Ndombele – përfshihen dy lojtarë

Ndombele, i cili luajti këtë sezon me skuadrën e Tottenham, ku u transferua nga Lyon, nuk arriti të adaptohet më së miri.

Lojtari tashmë ka filluar të lidhet me një transferim të mundshëm në La Liga, saktësisht në ‘Camp Nou’.

Raportime të ‘Sky Sports News’ bëjnë të ditur se Barcelona do t’i ofrojë Tottenhamit dy lojtarë; Samuel Umtiti dhe Nelson Semedo, për shërbimet e Ndombele, transmeton lajmi.net.

Thuhet se Quique Setien e sheh lojtarin si shtojcë ideale për mesfushën e skuadrës, përkundër vështirësive që lojtari pati në Premierligë.

Gjasat janë të vogla që Barcelona mund të barazojë kërkesat e Tottenham me ofertën e tyre, prandaj pritet që të ofrojnë lojtarë në këmbim të kartonit të Ndombele. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close