Çudia e vitit: Shpallen kampion edhe pse ishin në vendin e 3 dhe kishin 12 pikë më pak se liderët

Kjo është ajo që ka ndodhur saktësisht në Federatën e Futbollit për të rinj në Skoci, me skuadrën e Auchinleck Talbot që janë shpallur kampion të Regjionin e Perëndimit.

Pse? Epo, Federata e Futbollit për të rinj në Skoci ka përfunduar kampionatin në bazë të pikëve të fituara për ndeshje, duke mos pasur mundësinë e vazhdimit të tij, shkaku i përhapjes së koronavirusit, përcjell lajmi.net.

Tablot kishte fituar vetëm 41 pikë, ndërsa liderët e Kilwinning Rangers 53. Por, të parët patën, këto pikë i kanë fituar vetëm në 16 ndeshje.

Në anën tjetër, Kilwinning Rangers, për të grumbulluar 53 pikët, kanë zhvilluar 25 ndeshje.

Dhe, në bazë të vlerësimit të pikëve për ndeshje, Auchinleck Tablot ka pasur rezultat më të mirë, duke e fituar titullin e kampionit.

Jemi në situatë emergjente, dhe ndoshta gjithçka këto ditë edhe arsyetohet./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close