Morata: Këta janë tre mbrojtësit më të ashpër me të cilët janë përballur

Spanjolli karrierën e tij deri më tani e ka shpenzuar në vende si Spanjë, Itali, Angli dhe së fundi sërish në vendin e tij, në Spanjë.

“Chiellini, nuk e di nëse e bën atë me qëllim, por kur ai më takon mua, gjithmonë më shkatërron”, ka deklaruar Morata për AS, përcjell lajmi.net.

“Sergio Ramos gjithashtu është një mbrojtës i ashpër, ndërsa kur shkoni kundër Van Dijk, duket sikur ke goditur malin”, ka shtuar ai.

Morata këtë sezon në fanellën e Atletico Madrid në La Liga, ka shënuar 8 gola në 23 paraqitje./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close