Temat janë të larmishme, kryesisht të lidhura ngushtë me futbollin, kështu që Vieri e pyeti Maldinin për lojën që e lëndoi atë më shumë në karrierën e tij.4

“Në fakt, unë jam humbësi më i madh në histori. Kam fituar shumë, por gjithashtu kam humbur tre finale të Ligës së Kampionëve, një finale të Superkuipës së Evropës, tri finale të Kupës Interkontinentale, një finale të Kupës së Botës dhe një të Kampionatit Evropian”, është përgjigjur Maldini, përcjell lajmi.net.
“Natyrisht, jam me fat, se kam fituar shumë, por i pashë këto finale të humbura si diçka, që është pjesë e lojës, kështu që sinqerisht pranova pothuajse gjithçka. Ndoshta momenti më i keq është në Marseille, në atë ndeshje që ndoshta nuk e meritonim ta fitonim”, ka shtuar ai.
Maldini gjithë karrierën e tij futbollistike e ka kaluar te Milan, duke u shndërruar në lojtarin më të madh në histori të këtij klubi./Lajmi.net/

