Rumunët gjejnë zgjidhje fantastike, e përfundojnë kampionatin në Turqi

Sipas medieve rumune, drejtuesit e ligës kanë gjetur një zgjidhje të pabesueshme për të vazhduar ligën. Ata duan të transferojnë kampionatin në Antalia të Turqisë për dy muaj, ku do të luheshin edhe tetë xhirot e mbetura.

Klubet fillimisht do të bënin dy javë përgatitje dhe më pas do të vazhdonin sezonin, i cili do të zgjaste deri në korrik, përcjell lajmi.net.

Lojtarët do të izoloheshin të vetëm në dhomat e hotelit, duke përfshirë koston e akomodimit, transportit dhe qiradhënies së stadiumeve, i gjithë ky projekt do të kushtonte rreth dy milionë euro.

Hotelet në Antalia janë bosh këtë vit. Pothuajse të gjithë kanë kompleksin e tyre të stërvitjeve, megjithatë, problemi i vetëm qëndronte tek pjesa e transmetimit të ndeshjeve.

Në Rumani, Cluj kryeson me 30 pikë, katër më shumë se skuadra e dytë, Steaua./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close