Premierliga kundër UEFA-s, ka planin e tyre për të përcaktuar vendet evropiane

UEFA, pas një takimi me federatat evropiane, u ka kërkuar të bëjnë një plan për përfundimin e sezonit në muajt e ardhshëm.

Organi drejtues i futbollit, është i prirë të shoh ligat kombëtare të përfundojnë në fillim të gushtit, për t’i dhënë kohë pastaj edhe Ligës së Kampionëve.

Por, UEFA gjithashtu janë në dijeni se jo të gjithë sezonet mund të përfundojnë në fushë, dhe në një fund tjetër, u ka kërkuar federatave të vendosin se cilat skuadra do të dalin në Evropë.

Ligat që nuk do të mund të përfundojnë sezonet, preferohet të organizojnë ndeshje Play Off për të përcaktuar pozicionet kryesore në tabelë, që do të ndikonte drejtpërdrejt te skuadrat si Chelsea, Manchester United dhe Sheffield United në garën për Ligën e Kampionëve.

Sipas The Sun, Premierliga po planifikon të shkojë kundër planeve të UEFA-s, duke e parë të pamundur të ofrojnë një sistem të rregullt të Play Off, përcjell lajmi.net.

Një propozim tjetër është që vendimet e ligave të bazohen në raporton ‘pikë për ndeshje’.

Metoda e pikëve do të bëjë që në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm nga Premierliga të luajnë katër skuadrat e para si Liverpool, Manchester City, Leicester City dhe Chelsea./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close