Shkupi fiton Strugën, Shkëndija humb në Veles

Shkupi ka marrë fitore në transfertë përballë Struga Trim Lumit me rezultat 2:1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 22-të elitën e futbollit vendor. 

Dy golat për triumfin e skuadrës nga Çairi i realizuan Gudiabi dhe Serzhinjo, ndërsa për struganët realizoi Nijaz Lena. Kjo ndeshje u mbyll me një lojtar më pak në fushë, pasi nga radhët e Strugës me karton të kuq u ndëshkua Abdulhadi Jahja. 

Ndërkohë Shkëndija nuk ka arritur të shfrytëzojë gabimin e Vardarit, pasi u mund në Veles nga Boreci me rezultatin 4:2.

Në ndeshjen tjetër të ditës, Sileksi fitoi në Kratovë ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit me shifrat minimale 1:0./Sportmania.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close