Mësohet transferimi i parë i që Arsenal do ta bëjë këtë verë

‘Gunners’ janë të vendosur që nënshkrimi i parë i tyre me t’u hapur afati kalimtar i verës të jetë mbrojtësi i PSG, Layvin Kurzawa, i cili përfundon kontratën me kampionët e Francës më 30 qershor.

Kurzawa ka qenë një objektiv afatgjatë i Arsenalit, dhe mund t’iu bashkohet me të përfunduar sezoni.

Sipas ‘todofichajes’, 27 vjeçari ka shkruar një marrëveshje pesë vjeçare me Arsenalin, dhe njoftimi do të bëhet pas përfundimit të sezonit, përcjell lajmi.net.

Një numër i madh i klubeve kanë qenë të interesuara për Kurzawa, përfshirë Barcelonën dhe Dortmundin.

Në Itali, herë pas here është përmendur edhe Juventusi./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close