Mundo Deportivo raporton se mesfushori do të jetë një prioritet i skuadrës katalane gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell lajmi.net.

Te Barcelona e shohin Kanten si një pasues të Ivan Rakitic, i cili është i vendosur të largohet në fund të sezonit.
Chelsea në anën tjetër duket e prirë të ofrojë një marrëveshje shkëmbimi, duke kërkuar shërbimet e brazilianit, Philippe Coutinho.
Coutinho aktualisht është i huazuar te Bayern Munich në Gjermani, dhe nuk e ka të ardhmen as te gjermanët dhe as te Barcelona./Lajmi.net/

