KM Liria, kampione edhe për junior

Kampionati shtetëror në mundje për junior dhe U15 u zhvillua sot në Shkup, ndërsa klubi i mundjes Liria doli kampione në konkurencën e juniorëve, duke fituar gjithsej 32 pikë, pesë më shumë se skuadra e vendit të dytë. Ndërkohë sa i përket kategorisë U15, skuadra nga Çairi u ndal në pozitën e dytë me 32 pikë të grumbulluara, katër më pak se vendi i parë, Ballkaneci.

Sa i përket titujve individual, Liria fitoj katër vende të para te juniorët dhe U15, ndërsa kampion u shpallën:

Juniorë:

Besir Alili (57 kg),

Muhamed Feruku (61 kg),

Orhan Xhaferi (74 kg),

Astrit Ismaili (79 kg).

U15:

Omer Jusufi (44 kg),

Arben Sejdi (52 kg),

Leutrim Lumnjani (57 kg) dhe

Harbin Ameti (62 kg).

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close