Angel Di Maria do qëndrojë në Paris të paktën edhe për një vit.

Argjentinasi ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me opsion të zgjatjes edhe për një vit.
Lajmin për zgjatjen e kontratës e ka bërë klubi parisien në uebfaqen e tij.
“Paris Saint-Germain është i lumtur të njoftojë se Angel Di Maria ka nënshkruar një zgjatje të kontratës për një vit, me një mundësi për një vit të dytë”, u tha në deklaratën e klubit.
Di Maria ka regjistruar 248 paraqitje duke shënuar 87 gola dhe duke bërë 99 asistime për klubin deri tani.
Paris Saint-Germain is delighted to announce that Angel Di Maria has signed a one-year contract extension, with an option of a second year
https://t.co/XxHyYjI64D
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) March 12, 2021



https://t.co/XxHyYjI64D