Sezoni në Serie A, njësoj si thuajse në të gjitha vendet e Evropës vazhdon të jetë i suspenduar.

Përhapja e pandemisë Covid 19 ka bërë që të gjitha aktivitetet sportive të suspendohen. Pizarro është në mesin e atyre që nuk shohin zgjidhje sa i përket këtij sezoni.
“Sezoni është i mbaruar sipas mendimit tim. Ku është esenca të luhet nëse njerëzit janë duke vuajtur”, ka thënë Pizarro, transmeton lajmi.net.
“Scudetto duhet t’iu dërgohet mjekëve që po rrezikojnë jetët e tyre për të na shpëtuar ne”, ka thënë tutje ish mesfushori.
David Pizarro tashmë është një lojtar i pensionuar, por pjesën më të mirë të karrierës e kaloi me ‘Giallorossi’. /Lajmi.net/

