Gjyqtarja Stephanie Frappart do të referojë ndeshjen mes Juventusit dhe Dinamo Kievit, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.Frappart do jetë femra e parë në histori që referon në Ligën e Kampionëve.

Lajmi është konfirmuar nga shumica e mediave italiane.
Ndërkohë, kujtojmë se ndeshja mes Juventusit dhe Dynamo Keivit do zhvillohet të mërkurën dhe nis në ora 21:00.

