Sulmuesi i Napoli, Milik, ka kërkuar nga restauranti i tij në Katowice që të jetë në dispozicion për të gatuar falas për spitalet.

Gjithashtu, restauranti i Milik do të kryej falas edhe dorëzimin e ushqimit.
“Le të ruajmë shëndetin” thuhet në një postim, në faqen kryesore të restaurantit të Milik.
Emri i restaurantit të yllit polak të Napolit është ‘Food&Ball’.

