Presidenti skuadrës së New York Knicks nga NBA, James Dolan, ka rezultuar pozitiv në koronavirus.
Lajmin e ka konfirmuar vet skuadra nga ‘Madison Square Garden’, përmes një postimi në ‘Twitter’.
Dolan i bashkohet listës së gjerë nga komuniteti i NBA, të cilët janë prekur me koronavirus.
Më 17 mars, lojtari i Brooklyn Nets, Kevin Durant, konfirmohej në mesin e të prekurve me Covid19.
Të rejat për Dolan vijnë në kohën kur në SHBA janë të konfirmuara rreth 121349 raste të prekur nga kjo pandemi.


