‘Kicker’ shkruan për 6 talentët e Bayern – kështu përshkruhet Leon Dajaku

‘Kicker’ ka përpiluar listën me gjashtë talentët më premtues që luajnë te Bayern Munich, ku një vend ka zënë edhe ylli nga Kosova, Leon Dajaku.

Anash Joshua Zirkzee që ka shënuar tri gola me fanellën e bavarezëve, ka edhe emra tjerë që pritet të shkëlqejnë.

Më poshtë, lajmi.net ua përcjell gjashtë talentët më premtues të Bayern, me disa detaje më shumë se çfarë thuhet për Dajakun.

Leon Dajaku – mesfushori ofensivë mbush 19 vite gjatë prillit. Bayern raportohet se transferuan lojtarin për 1 milion euro gjatë verës së kaluar, nga VFHB Stuttgart, për të cilët ai kishte luajtur dy ndeshje në Bundesliga. Me Bayern, lojtari ka edhe dy ndeshje të tjera, duke u paraqitur edhe gjashtë herë në listën e të ftuarve. Interesante: Në 10 minutat e tij të xhiros së 18, kundër Hertha Berlin, ai luajti si mbrojtës i krahut të majtë, në vend të Alphonso Davies, shkruan ‘Kicker’ në përshkrimin për Dajakun, transmeton lajmi.net.

Kurse, pesë lojtarët e tjerë premtues në ‘Allianz Arena’ janë:

Lukas Mai – qendërmbrojtës
Sarpreet Singh – mesfushor
Oliver Batista Meier – sulmues
Christian Fruechtl – portier
Fiete Arp – sulmues /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close