Futbolli vendor rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 11-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut. Të shtunën në program janë plot 5 ndeshje në elitë, ndërsa ajo më interesante do të luhet në Tetovë, ndërmjet dy skuadrave tetovare Renova dhe Shkëndija.
Me interes shihet edhe përballja Struga – Vardari, por edhe Rabotniçki – Shkupi që zhvillohet në kryeqytet. Në dy takimet tjera përballen Boreci – Pelisteri dhe Akademia Pandevi – Bellasica.
Takimi i vetëm që do të luhet të dielën është ai ndërmjet Sileksit dhe Makedonija Gjorçe Petrovit. Të gjitha ndeshjet janë përcaktuar të luhen në termin të njejtë, duke nisur nga ora 13:30.
LPFMV, xhiroja e 11-të:
E shtunë:
Renova-Shkëndija,
Struga T&L-Vardari,
Rabotniçki-Shkupi,
Boreci-Pelisteri,
A. Pandev-Bellasica,
E dielë:
Sileksi-Makedonija Gj.P.


