Milani iu kërkon lojtarëve të pranojnë zvogëlimin e pagës

“Rosonerët” kanë humbur rreth 195 milionë euro në edicionin e kaluar dhe sipas La Repubblica është skuadra e parë nga Seria A që ka nisur bisedimet me lojtarët për zbritjen e pagesave, transmeton lajmi.net.

Skuadra italiane e sheh zbritjen e pagesës si mënyrë që të dal nga kriza ekonomike, andaj ka nisur bisedimet për t’ia zbritur pagat.

Shtatë herë kampioni i Evropës gjithashtu është duke provuar t’ia rinovojë kontratën dyshes Gigio Donnarumma dhe Hakan Çalhanoglu, që iu skadon kontrata në fundin e sezonit.

Thuhet se edhe skuadra e tjera të Seria A synojnë t’ia zbresin pagat lojtarëve./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close