Totre, Doriev, Rufati, Micevski e Kitanovski emra të rinjë te Maqedonia

Seleksionuesi i përfaqësues A të Maqedonisë, Igor Angellovski për ndeshjen e të mërkurës me Gjeorgjinë i ndikuar nga mungesat e shumta ka ftuar pesë lojtarë shtesë. Dyshja e Shkëndijës së Tetovës Ennur Totre e Ljupcho Doriev, lojtari i Maqedonisë U21, Agron Rufati, Tome Kitanovski i Makedonija Gj. P. dhe Darko Micevski i Vardarit janë grumbulluar sot me përfaqësuesen dhe do të konkurojnë për lojë për ndeshjen e të mërkurës në Shkup.

Bejtullai, Ademi, Toshevski shkaku i lëndimeve nuk luajtën edhe në duelin me Estoninë, Musliu humb të dy ndeshjet shkaku i pezullimit, kurse për arsye të njejta del jashta kombinimit edhe Enis Bardhi që të dielën në Estoni mori kartonin e dytë të verdhë. Ferhan Hasani është lënë i lirë të kthehet në Finlandë te Helsinki, pasi shkaku i pandemisë rrezikon të futet në karantinë, në kushte kur për të njejtat arsye kampionati finalndez mund të shkurtohet.

Kështu ekipi plotësohet me lojtarë shtesë të cilët tashmë janë bashkuar me përfaqësuesen dhe do të konkurojnë për lojë në duelin Maqedoni e Veriut-Gjeorgji që luhet të mërkurën në stadiumin ‘Todor Proeski’ në Shkup.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close