Ndodh incidenti i papritur në ‘Air Albania’ gjatë hedhjes së shortit në Shqipëri

Java e parë e Superligës na rezervon një superpërballje, pasi kampionët dhe nënkampionët do të përballen midis tyre më 12 shtator.

Derbi i kryeqytetit midis Partizanit dhe Tiranës do të luhet në javën e gjashtë.

Mirëpo gjatë momentit që po hidhej shorti, ka ndodhur një incident i vogël, ku protagonist ka qenë sekretari i FSHF-së, Ilir Shulku.

Këtij të fundit iu thye vazoja që mbante goglat, duke pësuar një dëmtim të lehtë në dorë. Gjithçka ka kaluar me batuta dhe shprehjen “është mbarësi”.

 

View this post on Instagram

 

“Ogur i keq për Superioren?!” Thyhet vazo e shortit Ka nisur me një incident të vogël hedhja e shortit për kalendarin e sezonit 2020-2021. Vazo me goglat e skuadrave është thyer. Sekretari i përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku, pësoi një lëndim të lehtë, ndërsa hedhja e shortit vijoi më pas normalisht pas gjetjes së një tjetër vazoje. #A2CNN #A2news #FSHF

A post shared by A2 CNN Affiliate (@a2_news) on Aug 28, 2020 at 2:41am PDT

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close