Thiago Silva zyrtarisht në Chelsea

Tiago Silva në sezonin e ri do të luaj me skuadrën e Çelsit. Mbrojtësi brazilian edhe përkrah ofertave të shumta që kishte, ai zgjodhi të transferohet në Londër, duke firmosur kontratë 1 vjeçare me Çelsin me opsion vazhdimi edhe për 1 vit tjetër. Kujtojmë që pas 8 vitesh ish-mbrojtësi i Milanit mbylli aventurën me Paris Sen Zhermenin dhe tashmë do të provoj ta fitojë për herë të parë Premier Ligën me fanellën e Çelsit. Silva ishte afrimi i 5-të i bluve në këtë merkato, pas Vernerit, Hakimit, Çillvell dhe Sarr.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close