Basketbollistët e NBA vendosin të mos bojktojnë ndeshjet, rinis play-offi

Adrian Wojnarowski i ESPN raporton se basketbollistët e NBA u takuan këtë mëngjes për të diskutuar gjendjen e play-off pasi ndeshjet e së mërkurës u shtyen pas Milwaukee Bucks nuk dolën në parkët për ndeshjen e pestë kundër Orlando Magic.

Sipas Wojnarowski, basketbollistët kanë vendosur të rifillojnë sezonin, përcjell lajmi.net.

Sipas raporteve të shumta, basketbollistët synojnë të fillojnë ndeshjet këtë fundjavë – në ditën e premte – por duan të gjejnë mënyra të reja dhe të përmirësuara për të bërë deklarata sociale.

Ekziston një tjetër takim i planifikuar për ditën e enjte që do të përfshijë dy lojtarë për ekip, raporton Tim MacMahon i ESPN.

Basketbollistët e NBA vendosën t’i bojktojnë ndeshjet nga dita e djeshme për shkak që policia gjuajti mbi njeriu me ngjyrë Jacob Blake në Kenosha, Wisc. Hiq më larg se para pak muajve, një njeri me ngjyrë, George Floyd, u vra nga policia, ku edhe nisi kampanja ”Black Lives Matter”. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close