Skuadra nga Podujeva me në krye Tahir Batatinën ka arritur të rikthejë në gjirin e saj ish-sulmuesin e kombëtares shqiptare Ahmed Januzi, i cili pas një sezoni te Prishtina ka firmosur sërish për Llapin.

Ndërkohë Ahmet Haliti është zyrtarizimi i radhës, edhe ai si Januzi vjen nga skuadra e Prishtinës. Të dy futbollistët kanë firmosur kontrata 1-vjeçare me Llapin.
Me këto dy përforcime ka shkuar në 16 numri i lojtarëve që i janë bashkuar Llapit në këtë merkato me skuadrën nga Podujeva që synon një nga 3 vendet e para në sezonin e ri. /Lajmi.net/

