Mësohet arsyeja e refuzimit të Juventusit nga Cavani

Sipas Sky Sport, ‘El Matador’ ka hedhur poshtë mundësinë që t’i bashkohet ‘Bianconerët’ këtë verë, pasi kontrata e tij me PSG ka përfunduar.

Ish sulmuesi i Napolit, që ka shënuar 104 gola në 138 ndeshje gjatë kohës së tij në ‘San Paolo’, ka qenë i lidhur me shumë klube evropiane muajt e fundit.

Ai dukej se do t’i bashkohej Benficas, por transferimi ka dështuar shkaku i kërkesës për pagë nga Cavani.

33 vjeçari vazhdon të jetë në kërkim të një skuadre të re, dhe Atletico Madrid mbetet një opsion./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close