Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, nga Hellas Verona ka kompletuar transferimin te Napoli, dhe mezi pret të fillojë këtë aventurë të re.

“Unë jam një mbrojtës agresiv, i fortë në duelet ajrore. Këto janë karakteristikat e mia kryesore”, ka deklaruar Rrahmani, teksa fliste në vetën e parë, përcjell lajmi.net.
“Unë kam luajtur tash në sistemin me katër mbrojtës, madje edhe në ekipin tim kombëtar. Kështu që nuk është diçka e re për mua. Unë nuk kam shënuar në sezonin e parë në Serie A, isha i pafat, shpresoj të shënoj me Napolin”.
“Unë mund të luaj në secilën pozitë. Jam gati të luaj në çdo rol që trajneri më kërkon”./Lajmi.net/

