Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka një kontratë me Barcelonën e cila skadon në verën e vitit 2021.

Por, një klauzolë e zbuluar së fundi në kontratën e tij, i lejon largimin pas përfundimit të çdo sezoni, pas moshës 30 vjeçare.
AS raporton se një marrëveshje e re me Messin do të jetë prioriteti kryesor para çdo transferimi për Barcelonën, përcjell lajmi.net.
Lionel Messi gjithnjë ka deklaruar se është i lumtur te Barcelona, dhe presidenti Josep Bartomeu është i prirë të hap bisedimet./Lajmi.net/

