Tetë lojtarë të Prishtinës kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmi është konfirmuar nga vet klubi i Prishtinës për mediat e Gjibraltarit, transmeton lajmi.net. GBC News shkruan se tetë lojtarë të skuadrës kosovare janë te infektuar me koronavirus, ani pse në testin e kryer në Kosove ata dolën negativ.

FC Prishtina e kishte ndryshuar komplet skuadrën, por që edhe skuadra e dytë me futbollistë tjera nuk doli më mirë me rezultate në këtë drejtim.
Prishtina tashmë rrezikon seriozisht ndeshjen kundër ekipit të Gjibraltarit, e cila duhej të zhvillohej sot nga ora 18:00.

