Pjesa e parë e finales së Kupës së Evropës mes Sevillës dhe Interit ka prodhuar spektakël, me plotë katër gola. Secili nga të dyja ekipet shijuan epërsinë nga një herë, dhe në fund rezultati i 45 minutave të para ishte 2:2.

Romelu Lukaku (5′) realizoi fillimisht nga pika e bardhë, para se Luuk de Jong (12′) të barazonte rezultatin.
Sulmuesi holandez (33′) shënoi sërish me kokë për t’i dhënë epërsinë skuadrës spanjolle, megjithatë Diego Godin (36′) baraspeshoi sërish rezultatin.
Një finale deri tani krejt e ‘çmendur’, ku na presin edhe 45 minuta, ose më shumë, për të vendosur fituesin.

