Sulmuesi i njohur humb ndjenjat në fushë (VIDEO)

Sulmuesi 35-vjeçar francez Batifemi Gomis ka rënë pa ndjenja në fushën e lojës, në minutën e 13’ të ndeshjes mes Al Ahli dhe Al Hilal, në Arabinë Saudite. Futbollistët dhe stafet e të dy skuadrave përjetuan momente ankthi për pak çaste, por më pas sulmuesi u ngrit dhe vijoi normalisht takimin, duke luajtur deri në vërshëllimën finale.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh me Gomis, pasi sulmuesi ka rënë pa ndjenja edhe kur ka qenë pjesë e skuadrave si Swansea e Galatasaray, por edhe gjatë një seance stërvitore me kombëtaren franceze.

Gomis vuan nga një sinkop vasovagal, një rënie e papritur e presionit të gjakut, që sjell humbjen e vetëdijes, ndërsa shkak për të bëhen situatat e ngarkuara emocionale. Në fund vetë sulmuesi ka reaguar në Twitter, ku ka falënderuar të gjithë për mesazhet dhe ka thënë se më shumë pati frikë sesa dhimbje.

 
 

https://twitter.com/sporcope/status/1296513683074547712?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1296513683074547712%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close