Koeman gjen zëvendësuesin e Suarez

Mediet në Spanjë raportojnë se sulmuesi uruguaian Luis Suarez nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ronald Koeman.

Madje, trajneri holandez ka zgjedhur bashkëkombësin e tij, Memphis Depay, si pasues të Suarez.

26 vjeçari, ka ringjallur karrierën që pas largimit nga Manchester United, duke shkëlqyer në fanellën e Lyon.

Një tjetër lojtar nga Holanda që mund t’i bashkohet Barcelonës është edhe Donny van de Beek, mesfushori i Ajax, që gjithashtu kërkohet nga Real Madrid dhe Manchester United.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close