Super Buba, tre gola në triumfin e Helsinkit

Paraqitje fantastike e Ferhan Hasanit në fitoren 4:1 të skuadrës së tij HJK Helsniki në transfertën me FC Haka. Tetovari ishte figura qendrore e takimit, duke ndihmuar ekipin e tij të merr fitoren me tre gola të shënuar. Pas pjesës së parë pa gola, Braun në fillim të pjesës së dytë i dha Helsinkit epërsi 0:1, para se të fillonte “Buba show”. Tetovari fillimisht shënoi nga penaltia për 0:2 në minutën e 59-të. Dy minuta më vonë vendasit zbutën rezultatin në 1:2, por pasoi përgjigja e Hasanit me dy gola të tjerë. Fillimisht në minutën e 65-të priti një top dhe me vole me të majtën realizoi për 1:3, ndërsa në minutën e 67-të pas një penaltie tjetër të fituar nga skuadra e tij, reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut ‘prodhoi’ një tjetër mjeshtri kur në stilin ‘panenka’ nga pika e bardhë realizoi për rezultat final 4:1. Kështu HJK Helsinki regjistron fitoren e 6-të në 10-të paraqitje, ndërsa Hasani shkon në 4 gola kampional me ekipin me më shumë trofe në Finlandë. Forma e mirë e Ferhan Hasanit është lajm i mirë për seleksionuesin e Maqedonisë së Veriut, Igor Angellovski para ndeshjeve të shtatorit në start të edicionit të dytë në Nation League.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close