Reprezentuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Elif Elmas edhe në të ardhmen do të vesh fanellën e skuadrës së Napolit. Këta të fundit edhe zyrtarisht kanë njoftuar se kanë rinovuar kontratën me Elmasin. Palët kanë firmosur kontratë të re deri në vitin 2025, me futbollistin nga Shkupi i cili tashmë do të përfitojë 2 milionë euro në sezon. Elmasi te Napoli u transferua nga Fenerbahçe për 16 milionë euro, ndërsa para kalimit te gjigandët turk, reprezentuesi i Maqedonisë ishte pjesë e Rabotniçkit në vendin tonë. Përveç me Elmasin, Napoli ka rinovuar kontratat edhe me Xhovani Di Lorenco dhe Mario Rui./Sportmania/


