Sezoni i ri në elitën e futbollit francez nuk do të nis ashtu siç ishte progamuar, pasi ndeshja hapëse ndërmjet Marsejit dhe Sent-Etienit është shtyrë. Kampionati francez ishte planifikuar të nis sezonin e ri të premten me këtë ndeshje, por nga skuadra e Marsejit kanë raportuar për katër raste me koronavirus dhe drejtuesit e Ligës së Francës kanë vendosur për ta shtyrë ndeshjen hapëse të kampionatit. Edhe klubi i Nimes ka raportuar sot për dy raste me koronavirus, ndërsa ende nuk dihet fati i ndeshjes së saj që ishte paraparë të luhet të dielën. Gjithsesei deri tani nga klube të ndryshme franceze janë raportuar plot 37 futbollist pozitivë dhe kjo ka komplikuar jo pak situatën në prag të nisjes së sezonit të ri. Kujtojmë se kampionati francez ishte një prej tyre që nuk rifilloi më që prej ndërprerjes për shkak të pandemisë.


