Sileksi sot nis aventurën europiane

Skuadra e Sileksit sot nis aventurën europiane, pasi në xhiron e parë eliminatore në Ligën e Kampionëve do të përballet me Karabahun e Azerbejxhanit. Këta të fundit janë favorit absulut në këtë sfidë, ndërsa skuadra nga Kratova nuk mendon për tu dorëzuar aq lehtë.

Për Sileksin kjo nuk është hera e parë që luan në eliminatoret e Çampionsit, pasi pjesë e këtij kompeticioni kanë qenë edhe gjatë viteve 1998-99, kur u përballen me Beitarin e Jerusalemit si dhe Klub Bruzhin e Belgjikës. Për shkak të pandemisë me Covid 19, në eliminatoret e kësaj vere do të zhvillohet vetëm nga një ndeshje dhe kualifikuesi për në raundin tjetër vendoset me një përballje. Sileksi këtë ndeshje ndaj Karabahut e luan si mysafir në Baku, me takimin që nis sot nga ora 18:00./Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close