Dan Friedkin është pronari i ri i skuadrës së Romës.

Friedkin ka arritur marrëveshje me Jim Pallotta për ta blerë skuadrën për 591 milionë euro.
Friedkin është presidenti i 25-të i skuadrës ‘Giallorossi’.
Tash e disa javë ishte e ditur se Friedkin Group do të marrin udhëheqjen e klubit, por zyrtarizimi mungonte.
Së fundmi, lajmi u konfirmua nga faqja zyrtare e Romës në ‘Twitter’.

