Ndonëse shihet si një sezon që po kthen në rrugë Manchester Unitedin e vjetër, statistikisht ky sezon mbetet më i dobëti në 31 vitet e fundit.

‘Djajtë e kuq’, të udhëhequr nga Ole Gunnar Solskjaer janë eliminuar mbrëmë në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
Kështu, për herë të parë në 31 vitet e fundit Man United e mbyll sezonin pa asnjë trofe, përcjell lajmi.net.
United mbrëmë gëzonte epërsinë ndaj Sevilla, por spanjollët u rikthyen për të përmbysur gjithçka.
Mbetet të shihet se cilat do të jenë lëvizjet në merkato për United, në mënyrë që të kthehen te trofetë. /Lajmi.net/

