E kryer, Pedro i bashkohet skuadrës italiane

Anësori spanjoll, i cili kaloi nëntë sezone te Barcelona dhe pesë vjet me Chelsea në Angli, ka mbërritur në kryeqytetin italian për të vazhduar karrierën e tij në Serie A, transmeton lajmi.net.

Giallorossi, i cili është në fazat e fundit të ndryshimit të pronësisë, kanë rrëmbyer spanjollin në një transferim të lirë, pasi kontrata e tij me Blutë ka skaduar pas fushatës 2019/20.

Gazetari Fabrizio Romano pretendon se anësori ka nënshkruar një kontratë deri në qershor 2023 dhe se marrëveshja do të bëhet zyrtare shumë shpejt, dhe Gianluca Di Marzio i Sky Sport Italia ka zbuluar një foto të anësorit në Romë. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close