Mërgim Vojvoda edhe më afër Atalantas, kontratë pesë-vjeçare

Eksperti i transferimeve të Serie A, Nicholo Schira raporton për një marrëveshje të arritur mes Atalantës dhe mbrojtësit të Kosovës, Mërgim Vojvoda, përcjell lajmi.net.

Atalantës tani i duhet të finalizojë marrëveshjen me belgët e Standard Liege, me bisedimet që duket të kenë avancuar.

Raportohet se skuadra e Serie A ka rënë dakord të paguajë shumën prej 6 milionë eurove, të kërkuara nga Liege.

Mbrojtësi kosovar do të nënshkruajë kontratë pesë-vjeçare.

Vojvoda është pjesë e Standard që nga viti 2019, kur ishte transferuar nga Mouscron. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close