Bruno Fernandes sqaron fjalosjen që pati me Lindelof

Përkundër që portugezi i dha epërsinë Unitedit, golat e Suso dhe Luuk de Jong përmbysën gjithçka, duke i dhënë Sevillës kualifikimin në finale.

Pas golit të dytë të pësuar, Fernandes dhe Lindelof shkëmbyen ca fjalë në mënyrë mjaftë të ashpër, përcjell lajmi.net.

”Është normale kur ju pranoni gol. Nuk ka të bëjë me mua ose Victor. Ajo që ndodhi mes meje dhe Victor është normale”, i tha Fernandes BT Sport.

“Do të ndodhë shumë herë në futboll. Ne duhet të shohim gabimet që gjithkush bëri dhe të përmirësohemi”. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close