Tashmë është e sigurt që Barcelona ka vendosur shkarkimin e trajnerit Quique Setien. Ky i fundit zhgënjeu në aventurën e shkurtë me katalanasit, derisa lë kujtime turpëruese mbrapa pas eliminimit 8:2 nga Bayern Munchen në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Bordi i Barçës ka vendosur edhe për zëvendësuesin e tij. Kështu pretendon El Chiringuito, që ka publikuar një video ku shihet se Ronald Koeman ka ateruar në aeroportin e qytetit të Barcelonës.
Koeman ka qenë i lidhur edhe më herët për ta marrë drejtimin e skuadrës blaugranase, por rrethanat e ndryshme kanë penguar të arrihet ky bashkëpunim.
Mbetet të shihet nëse Koeman ka ardhur vetëm për vizitë në qytetin e bukur të Barcelonës, apo për të nënshkruar kontratë me skuadrën e futbollit.
https://twitter.com/elchiringuitotv/status/1295061496238669826?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1295061496238669826%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button

