Pas humbjes dhe eliminimit 8:2 nga Bayern Munchen në Ligën e Kampionëve, bordi i Barcës do të marrë vendime mjaft të rëndësishme.

Sipas raportimeve të medieve, Lionel Messi i ka kumtuar bordit të klubit se ai dëshiron qëndrimin në ‘Camp Nou’.
Një lajm shpresdhënës ky për Barcelonën, e cila gjendet në situatën më delikate të viteve të fundit.
Ndërkohë, sipas asaj që raportohet nesër do të zyrtarizohet shkarkimi i trajnerit Quique Setien dhe drejtorit Eric Abidal.

