Një garë me shumë aksidente është zhvilluar sot në pistën e ‘Red Bull Ring’ në Austri.

Më i shpejti i kësaj gare doli të jetë italiani Andrea Dovizioso i Ducati, i cili e mbylli garën në pozitën e parë.
Pas tij u rendit Joan Mir, nga skuadra e Suzuki, duke regjistruar një nga garën më të mirë të këtij sezoni.
Pozita e tretë në këtë garë i takoi Jack Miller, i cili kompletoi podiumin e ‘Thrillerit’, si dhe vulosi garën më të mirë për Ducati këtë sezon.
Vlen të përmendet se herët në garë u përjashtuan Franco Morbidelli dhe Johann Zarco, pas një aksidenti horror.


Kurse, aksident pësoi edhe Alex Rins, pikërisht në momentin kur po parakalonte Dovizioson për pozitën e parë.


Me fat në këtë garë ishte Valentino Rossi, i cili mund të pësonte keq pas aksidentit të Morbidelli-Zarco, me motoçikletën në fluturim që ishte afër ta godiste ‘doktorin’ që këtë garë e mbylli në pozitën pesë.

