Drejtori sportiv i Ajaxit, Edwin van der Sar, ka zbuluar në qershor që Van de Beek është synim i Manchester Unitedit dhe Real Madridit.

Por, reprezentuesi i Holandës pranon se largimi nga Ajax këtë verë mund të mos ndodh shkaku i situatës të çrregullt që ka shkaktuar pandemia e COVID-19.
Van de Beek, i cili ka kontratë edhe për dy vite me Ajax, insiston se ai nuk e ka problem të mbetet në ‘Johan Cruijff ArenA’ edhe për një tjetër sezon.
“Është e çrregullt, në secilin rast është një periudhë e çrregullt përsa i përket transferimeve”, ka deklaruar De Beek, përcjell lajmi.net.
“Asgjë nuk është e sigurt akoma. Unë jam ende një lojtar i Ajax dhe jam krenar që jam këtu”.
“Nëse nuk do të kishte pasur koronavirus, mund të ketë qenë ndryshe”./Lajmi.net/

