Grand Prix i Austrisë nuk do të ketë fatin ta shoh këtë vit kampionin në fuqi, Marc Marquez.

Piloti i Honda ka pësuar një dëmtim në shpatull gjatë garës së parë të këtij sezoni, duke mos arritur më pas të rikuperohet në kohë për Grand Prixin e kësaj jave.
Lidhur me dëmtimin e spanjollit kanë folur edhe nga Honda, por nuk kanë dhënë datë për rikthimin e tij.
“Nuk kemi objektiv. Objektivi është t’i japim kohën e duhur”, ka thënë menaxheri i Honda, Albert Puig, transmeton lajmi.net.
“Duhet përcjell dita-ditës, për të parë se si dëmtimi po evulon”, ishin fjalët e anëtarit të Honda.
Mbetet të shihet se kur kampioni do të rikthehet në pistat e Moto GP, për të vazhduar mbrojtjen e titullit.
Duhet bërë e qartë se Marquez nuk është akoma zyrtarisht i përjashtuar nga gara e Styrian, e cila mbahet më 23 gusht. /Lajmi.net/

