Luis Alberto, asi i Lazio, është në listën e dëshirave të Inter, për merkaton e verës.

‘Calciomercato’ shkruan se Inter janë duke planifikuar një lëvizje për njeriun që drejton mesfushën e Lazio, Luis Alberto, transmeton lajmi.net.
Conte beson se spanjolli është lojtari që do ta ndihmonte skuadrën e tij të tejkalonte edhe Juventusin edhe Lazion.
Dritarja e transferimeve të verës shihet si idealja për një lëvizje të Inter.
Në anën tjetër, edhe Lazio po synon që të bëjë një ofertë rinovimi për asin spanjoll. /Lajmi.net/

