Willian: Arteta më bindi të transferohem tek Arsenal

Ylli brazilian është konfirmuar pak minuta më parë si lojtari më i ri i ‘Gunners’, kurse pas zyrtarizimit ai ka dhënë disa komente.

Willian ka thënë se është trajneri spanjoll, Mikel Arteta, ai i cili ka bindur atë për transferimin.

“Kur bisedova me Arteta, biseda ishte shumë e mirë, ai më dha vetbesim që të vija tek Arsenal”, ka thënë Willian, transmeton lajmi.net.

“Ai më tha shumë gjëra të mira dhe kjo është arsyeja pse erdha tek Arsenal”, shtoi braziliani.

Willian ishte transferim i lirë dhe nënshkroi tri vite kontratë me londinezët veriorë. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close