Arsenal, Chelsea dhe Napoli janë futur në garë për shërbimet e mbrojtësit spanjoll, Sergio Reguilon, transmeton lajmi.net.

Kartoni i 23 vjeçarit i takon skuadrës së Real Madrid, por ai këtë edicion ka luajtur si i huazuar te skuadra e Sevilla.
Meqë nuk bën pjesë në planet e ‘Los Blancos’, lojtari thuhet se është në shitje.
Real Madrid janë gati të japin kartonin e tij për një shumë që afrohet me 25 milionë eurot.
Mbetet të shihet se cila nga Napoli, Chelsea dhe Arsenal do ta fitojnë garën për lojtarin. /Lajmi.net/

